Policia ka njoftuar se dy të dyshuar i kanë grabitur portofolin me para një personi.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Pejës në Fushë Kosovë rreth orës 20:00 para dy ditësh.
Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se dy të dyshuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur portofolin në të cilin kishte 50 euro.
Nuk raportohet për të lënduar.