Vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, kishte tronditur Kosovën, e pas tri vjetësh ky rast ende nuk ka marrë epilog përfundimtar.
Autobusi plot me nxënës ishte gjuajtur me automatikë, duke lënë të vdekur shoferin dhe dy nxënës të tjerë.
Nga kjo ngjarje e tmerrshme kishin mbetur të vrarë shoferit i autobusit Gani Gjokaj dhe nxënësve Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj.
Xhaxhai i njërit nga nxënësit, Ledion Hamzaj që mbeti i vrarë në autobus, ka shpalosur detaje tronditëse për të dyshuarin i cili është në paraburgim për këtë rast për Lajmi.net.
Ai tha se autori u qëndroi pranë familjes edhe në të pame, ndërsa tha se u tregua person i ligë e jo burrë
Tre të akuzuarit Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, më 21 qershor të këtij viti para Gjykatës u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzën për vrajsen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm lidhur me veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe Armëmbajtje pa leje.
Në dosjen e Prokurorisë, përshkruhet në detaje se si ishte planifikuar vrasja nga të akuzuarit si dhe motivet që i shtynë ata për kryerjen e këtij akti.
Sipas aktakuzës, cak i vrasjes kishte qenë shoferi i autobusit, tani i ndjeri Gani Gjokaj dhe se vrasje kishte ndodhur si hakmarrje, pasi familja Mhmetaj e kishin ka fajësuar atë si shkaktar të vetëvrasjes së vajzës së tyre H.M.