Shkruan:Lekë Mrijaj
Të shtunën e kaluar, pikërisht me 30 nëntor 2019, në Zym të Hasit-Prizrenit, është mbajt Sesion i katërt i veçantë shkencor: “At’ Shtjefën Gjeçovit 1874-1929”. Ky Sesion është zhvilluar në kuadër të 90-të vjetorit të vrasjës së At’ Shtjefën Gjeçovit, e që u organizuar nën patronatin e Shoqatës së Trojeve të Arbërit dhe Shoqatës së Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” në Zym. Morën pjesë shumë e shumë intelektual e krijues të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova e mergata. Eventi në fjalë u hap me intonimin e Himnit Kombëtar, si dhe me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Pas intonimit të Himnit Kombëtar ishte shkrimtari Frrok Kristaj, i cili e mbeshteti dhe e bëri hapjën e këtij Sesioni duke vazhduar tutje me pershëndetje të mysafirëve gjë që është bërë një kujtesë e shkurtër për dy studiuesit e mirënjohur dhe të rregullt të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptare “Trojet e Arbrit” , tashme të ndjerët, dr. sc. Riza Sadiku dhe mr. sc. Mehmet Gjoshaj.
Në hapësirat ku është mbajt veprimtaria shkencore, qëndroi e hapur edhe ekspozita e shkrimtarit, Frrok Kristajt “Gjeçovi në fotografi”, e cila i’u dhurua Shtëpisë së Gjeçovit në Zym.
Me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe z. Gjet Ndoj, drejtor i drejtorisë së përgjithshme të politikave të zhvillimit të kulturës në Ministrinë e Kulturës (Shqipëri).
Të propozuar nga Shoqata “Trojët e Arbërit” ishin z. Enver Sulaj, z. Kristë Dulaj e znj. Leonora Berisha, të cilēt vendosnën një buçetë lulesh te varri i Gjeçovit në Zym të Hasit.
Pas përfundimit të pjesës së parë, menjiherë në pjesën e dytë u vazhdua me kumtesa nga ligjerues të shumtë:
• Prof.dr.Anton Nikë Berisha:”Gjeçovi figurë madhore e botës shqiptare (në 90 vjetorin e vrasjes)”,
• Prend Buzhala :”Etosi i kuvendit dhe pleqnisë”,
• Mr.sc. Enver Sulaj:”Kontributi i Gjeçovit në ndriçimin e vrasjes së at Luigj Palajt”
• Mr. sc. Rezehana Hysa:”Atë Shtjefën Gjeçovi personaliteti i rëndësishëm i kombit shqiptar”,
• Frrok Kristaj:”Kontributi i Gjeçovit dhënë pedagogjisë shqiptare”
• Mr.sc.Nue Oroshi: “Bashkëpunimi i Atë Shtjefën Gjeçovit me studiuesen gjermane Maria Ameli von Godin”,
• Dr.sc. Besim Morina: “Atë Shtjefën Gjeçovi meshtari ynë i cili deri në frymën e fundit i mbeti besnik binomit për Fe dhe Atdhe”,
• Dr. Zog Çoçaj: “Atë Shtjefën Gjeçovi – veprimtaria kombëtare fetare dhe arsimore në Zym të Hasit”,
• Dr.sc. Nikollë Loka: “Pjesëmarrja e Gjeçovit në kuvendin e Lezhës me krerët e Mirditës,Pukës,Lezhës dhe Zadrimes për shpalljen Mbret të Prengë Bibë Dodës”
• Mr.sc. Murat Ajvazi: “Bashkëpunimi i Atë Shtjefën Gjeçovit me shqiptarët mysliman për parandalimin e shpërnguljes në Turqi”,
• Prof. Mark Palnikaj: “Vështrim kritik mbi veprën madhore të Shtjefën Gjeçovit “Kanuni i Lekë Dukagjinit”,
• Mikel Gojani: “Atë Shtjefën Gjeçovi, themelues i shkollës shqipe në Zllakuqan”
z. Gojani, në kumtesën e tij të prezentuar në këtë Sesion tha se që në fillim tha se sa herë kujtojmë vitin 1897, si vegim drite na kthehet kujtesa historike në ato vite të hershme, kur në kishën e Zllakuqanit, erdhi për të shërbyer frati, intelektuali, studiuesi, arkeologu dhe mësuesi i devotshëm Atë Shtjefën Gjeçovi. Gjeçovi, erdhi këtu pikërisht para 122-vjetëve, emri i të cilit erdhi duke u rritur dhe u admiruar nga masa e gjerë e popullit lugdrinas, dhe një ditë Kisha dhe Shkolla që hapi Gjeçovi do të jenë nga gurët e shenjtëruar dhe të bekuar të Shqiptarisë. Zllakuqani, për nga shtrirja ishte i vogël, mirëpo për nga rëndësia e tij në histori dhe etnokulturë ka pasur një tingëllim të veçantë. Ishte një nyje lidhëse në mes të fushës së Lugut të Drinit me pjesët tjera të Dukagjinit dhe më gjerë; ishte vend ndërlidhës i komunikimit ndërkrahinor. Një qendër shumë e njohur dhe e shumë përmendur në shkrime të shumë autorëve vendës dhe të huaj. Për më tepër këtu kanë jetuar dhe shërbyer disa nga figurat më të shquara të fesë, të arsimit dhe të kulturës sonë kombëtare, si At’ Engjëll Palaj, At’ Lorenc Mazreku, At’ Luigj Palaj, At’ Klement Miraj, mësuesi Ndue Vorfi, mësuesi Ndrecë Ndue Gjoka, Zef Cubi, don Pjetër Berisha, imzot Mark Sopi dhe shumë të tjerë. Dhjetëra nga këta idealistë të fesë, arsimit dhe të kombit, të cilët me dashurinë më të madhe punuan për kishën shenjte, shkollën shqipe dhe kombin përgjithësisht gjatë gjithë rrugës së tyre jetësore, prandaj për këto ideale edhe u flijuan. Ndersa në vazhdim studiuesi Gojani, foli në pike për pike për historin e arsimit në Zllakuqan, pikërisht duke filluar nga viti 1897, Gjeçovi, ky frat dhe iluminist i shquar hapi shkëndijat e para të dijes në këtë trevë, janë vite lufte, vite përpjekjesh, vite mundimi për ta mbijetuar shkollën tonë, e cila u ndesh qysh në fillesat e saj me përndjekje të mësuesve, burgosje të tyre, madje edhe vrasjen e tyre. Në mesin e tyre ishte edhe mësuesi patriot Atë Shtjefën Gjeçovi, i cili për idealin e shkronjave shqipe dhe të lirisë së popullit të tij, edhe jetën e flijoi për t’u përjetësuar qe do të thotë se ishte një françeskan i ri ishte një personalitet i formuar që kishte fituar një diapazon dhe kulturë të gjerë gjatë shkollimit në shkollat françeskane, si dhe kishte një njohuri të gjithanshme, duke iu falënderuar kërshërisë së tij për sfera të ndryshme të jetës shkencore madje permendi edhe nxënësit e tij si Pjetër Cula nga Leskoci, Llesh Gjon Lleshi nga Zllakuqani, Cub Përnoka nga Zllakuqani, Tunë Gjergji nga Krusheva e Vogël, Lask Përlaska etj. Pas shkuarjes së tij më 1899 në Shqipëri, gjurmët e Gjeçovit i ndoqën edhe shumë pishtarë të tjerë të arsimit, duke bërë përpjekje në ruajtjen e kontinuitetit të arsimit shqip në këtë trevë. Në vitin 1916 me ndihmën e pushtetit austro-hungarez në Zllakuqan u rihap shkolla shqipe, ku mësues i kësaj shkolle ishte mësuesi i popullit Ndue Vorfi. Shkolla u mbyll pas tre vjetësh, më 1919 pasi që Serbia kishte okupuar Kosovën po ashtu edhe trevën e Lugut të Drinit dhe Zllakuqanin. Mësimi shqip në këtë rajon u mohua për dy dekada të tërë, duke u rihapur më 1941, ku si mësues erdhi pë të shërbyer, mësuesi i popullit nga Shqipëria, Ndrecë Ndue Gjokën, i cili ishte emëruar nga ministri i atëhershëm i arsimit, Ernest Koliqi. Mësuesi Ndrecë u ndihmua edhe nga mësuesi i fshatit Zef Cub Përnoka than ë vazhdim të kumteses së tij studiuesi Gojani. Ndersa si akt i rëndësishëm studiuesi Gojani, e permendi edhe një kujtim të kësaj date dhe këtij kushtrimi, të organizuar nga Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë, i cili ishte një manifestim shkencor dhe kulturor, që u sublimja me vënien e memorialit përkujtimor me moton “Kushtrimi i Gjeçovit: Të hapim shkollën shqipe në Zllakuqan, me atë rast është bërë edhe vendosja e këtij memoriali u përkrah nga shumë dashamirës të arsimit e të kulturës, studiues dhe veprimtarë vendës dhe nga diaspora. Kontributin më të veçantë me këtë rast e dha studiuesi dhe veprimtari i komunitetit shqiptaro-amerikan, z. Tomë Mrijaj, i cili sponsoroi këtë Memorial përkujtimor, që sot qëndron krenar mu në oborrin ku ishte e ngritur shkolla e parë shqipe në Zllakuqan. Prandaj krejt në fund mund të konstatojmë se mesazhi historik i Gjeçovit, Të hapim shkollën shqipe në fshat”, shërbeu si mesazh frymëzimi për gjenerata të tërë brezash të Lugut të Drinit dhe më gjerë, tha në fund të kumtesës së tij, prof. Mikel Gojani.
• Tomē Mrijaj: “Në Zllakuqan atë Shtjefen Gjeçovi O.F.M. gjeti etjen për dije, vatrën e ngrohtë kombëtare e intelektuale”.
Në mungesë të z. Tomë Mrijaj, kumtesa është lexuar nga dr. Rovena Vata, e cila veq tjerash tha se: Atë Shtjefen Gjeçovi O.F.M, ishte punëtor i palodhur i folklorit, dokeve, zakoneve, traditave të gurrës popullore origjinale autoktone. Ndaj në Zllakuqan Atë Shtjefen Gjeçovi, gjeti etjen për dije dhe vatrën e ngrohtë të atdhedashurisë, për punë të frytshme kombëtare, intelektuale e meshtarake. Ndaj edhe siq e Kujtojmë nga nëna histori, se me gjithë rrëbeshet e ashpra të kohës, që nga çasti i hapjes së shkollës së parë shqipe në Zllakuqan (1897) e deri më sot, tradita shkollëdashëse e arsimit fetar e kombëtar, ka njohur një udhë të pandërprerë, me shumë sakrifica dhe mbijetesë heroike. Nëse kthehemi mbrapa në histori, do të shohim, se kjo nismë e suksesshme, që ndoqi shekujt, u bë e mundur në saj të mundit, djersës, përkushtimit dhe flijimit të klerit katolik vendas, që asnjëherë e në asnjë rrethanë, nuk u gjunjëzua nga asnjë armik barbar e i fuqishëm i kohës, por gjithnjë mbeti i lidhur me besimtarët e tyre të devotshëm, që deshtën si dritën e syve shkollën dhe mësuesit prelat. Ende të gjithë e kujtojmë thënien e çmueshme të plakut të urtë të këtij vendi e rrëfyer në odat e burrave të lugedrinasve, me tradita e zakone autoktone, i urti Mark Kol Kçira, që në shenjë respekti, vendasit e thërrisnin Marka Kola i Zllakuqanit: “Meshtarët tanë, ishin koka, ndersa populli ishin pushka e mbushur, ku djemtë tanë e mbajtën gjithnjë për faqe. Ky vend, nuk qëndroi i tillë kombëtarisht dhe fetarisht, pse deshtën të tjerët, por pushkët e djemëve tanë të gatshëm për t’u mbrojtë.” Të tillë shembuj kemi shumë. Kësaj radhe, po veçoj për ilustrim të punimit tim modest, dy ngjarje me shumë rëndësi: atë të 26 prillit të vitit 1889, ku, abati i Mirditës imzot Preng Doçi, i thotë Kapidan Mark Gjonit, se: “Na u ndryshkën kumbonët e kishave or Kapidan!?” Kapidani, me një zgjuarësi e trimëri të lindur, ia kthen: “E kam pritun shumë kohë ketë fjalë, t’a ndigjoi nga ju o abat Doçi. Shtrengohu, se n’emen të Zotit, nesër do t’a çoni meshen e madhe n’Kishën Zoja e Kshillit t’Mirë (Zoja e Shkodrës) rrëzë kalas n’Bahçallek.” (Kishë e cila, mbeti e mbyllur qysh me ramjen e Shkodrës në dorë të turqve në vitin 1479, shënimi im T.M.) Kështu më 26 prill 1889, Kapidan Marka Gjoni, hapi dyert e kishës me mirditasit e tij, të cilët kishin zënë si pritë çdo udhëkryq të Shkodrës, ku abat Doçi, celebroi meshën e parë. Atë vepër, meshtari e paraqiti si mision fetar, duke shpieguar: “Kur e kudo të më kerkohet prej popullit me celebrue meshen shejte, un si fetar nuk mund të refuzoj.” Kapidan Marka Gjoni, nuk e ndali vrullin e tij. Atë e shohim në vitin 1890, duke i prirë klerit e popullit, për në kishë të shën Markut në Vau të Dejës, ku, u celebru mesha shejte. Fryma patriotike vazhdoi. E njëjta ngjarje përsëritet në Kosovë. Kështu Kryetari i Komunës së Zllakuqanit intelektuali i shkolluar në Austri Pren Nikollë Mrijaj (1889-1923), bashkëpunoi me meshtarin e famullisë së Zllakuqanit, patër Engjëll Palaj, për krijimin e një çete luftarake antiturke, nën komandën e Zef Gjidodës dhe Pjetër Qelit, me 400 luftëtarë lugdrinas të besimit katolik, të cilët, i vunë në shërbim të Atdheut, nën komanden e Isa Boletinit. Shkolla e Zllakuqanit, gjatë vitëve të ndrydhura të komunizmit pësoi keqtrajtime, por asnjëherë nuk u gjunjëzua dhe nuk i mbylli dyert e saj të dijës në gjuhën amtare. Në analet e historisë së Zllakuqanit, është e shënuar edhe kjo ngjarje. Nga fundi i vitit 1940, një delegacion vendor nga Lugu i Drinit, niset për Tiranë, për t’u takuar me Ministrin e Punëve të Brendshme të asaj periudhe Kolë Bibë Mirakaj. Në përbërje ishin: Nikollë Mrijaj, Adem Dushi, Llesh Gjon Lleshi, Mark Duhani, Zef Cub Pernoka, Mark Pergjoka, Mark Laska etj. Këtë ngjarje e rrëfeu për herë të parë, në zyrën e tij në New York prof. Rexhep Krasniqi, i cili, ishte Kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” në vitin 1982. Prof. Krasniqi, tregon: “Një ditë në Ministri, kishte ardhur një delegacion nga Kosova, i cili, kërkonte që të takohej me Ministrin e Brendshëm Kolë Bib Mirakajn. Mirëpo Ministri atë ditë nuk gjendej në zyrë, sepse kishte shkuar me shërbim në qytetin e Shkodrës. Gjatë kohës që endej në ambientet e Ministrisë, delegacioni kosovar i veshur me kostume karakteristike tradicionale popullore, i ra në sy Ministrit të Arsimit Prof. Ernest Koliqit, i cili, i impresionuar shumë, i ftoj për një vizitë të shkurtër në zyrën e punës së tij. U zhvillua një bisedë e ngrohtë mes vëllëzërve shqiptarë. Në bisedë e sipër, Ministri, i pyet për çështjen e shkollave në gjuhën shqipe, duke kërkuar prej tyre, që t’i bëjnë një panoramë të shkurtër për gjendjen atje. Antarët e delagacionit, që e marrin fjalën njeri mbas tjetrit, ndër të tjera theksojnë, se në Kosovë ka mungesa të theksuara për shkolla dhe mësues në gjuhën amtare. Ministri, i shqetësuar shumë më tha: “Që nga dita e sotme, ju Profesor Krasniqi, jeni i emëruar Komisar i Lartë, për të vazhduar punën me shkollat shqipe në Kosovë.” Kështu, për një kohë të shkurtër, u organizua hapja e rreth 200 shkollave në gjuhën amtare në tërë Kosovën. Mirëpo historia përsëritet, por në një këndvështrim të ri. Pjesëtarët e ish-delegacionit shumë dekada më parë Nikollë Mrijaj dhe Mark Laskaj, priten sërisht në zyrën e Prof. Rexhep Krasniqit, tashmë në Manhattan New York, duke evokuar kujtimet e atyre ditëve të paharruara. Ishin vertetë çaste prekëse dhe shumë domethënëse, u than ë fund të kumtesës së z. Tomë Mrijaj, e lexuar nga dr. Rovena Vato.
• Pal Canaj: “Besa si vlerë autentike e etnopsikologjisë shqiptare”
Në etnopsikologjinë e popullit shqiptare besa si vlerë morale zë një vend të rëndësishëm dhe shfaqet si tipar që e dallon qenien tonë nacionale. Besa si fjalë dhe si nocion për nga esenca dhe ekzistenca vjen me tërë origjinalitetin e saj si krejt autentike, që radhitet në kulmin e hierarkisë së vlerave etike, e cila e karakterizon etnopsikologjinë e qenies shqiptare, neper rrethana të caktuara shoqëroro historike. Popujt që në epokat e hershme historike kane krijuar norma morale me vlera fisnike tregojnë për nivelin e zhvillimit kolektive dhe atë shpirtëror. Shqiptaret si popull i hershem dhe autokton në trojet e veta shquhen me vlerat e tyre shpirtërore. Në begatin e etnopsikologjisë shqiptare, besa si virtyt i moralit individual dhe kolektiv mbërthen në vetvete të vërtetën pa kurrfarë interesi. Në vazhdim studiuesi Pal Canaj, foli për Kanunin e Leke Dukagjinit që është si vlere autentike e kulturës tonë nacionale, e cila ishte një rezistencë e fuqishme përball ndikimit të pushtueseve dhe synimeve të tyre të vazhdueshme për ta tjetërsuar qenien tone nacionale . Në ketë aspekt vlerat e të drejtës zakonore janë kultivuar nga tregimet popullore, duke spikatur vlerat e tyre ne raport me ndikimet dhe kulturat e pushtuesve. Madje nga ky këndvështrim studiuesi Canaj, prezentoj një tregim të shenuar në vitin 1981, nga Ndue Quni, plak 80 vjeçar, nga shati Dollc i Klinës, duke thënë se ky tregim është mjaft domethënës e që mban titullin: Pasha i Turkisë dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit. Ish kan nis nji pashë i Turkisë me ardhë në Kosovë për me e hetu popllin e k’ti veni a po e përdorin Sheriatin a po Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ky pashë ish veshun si shqiptar me plis të bardhë, me tirq e xhamadan, dhe e kish pas dit fort mirë guhën tonë, bash skish kush qe e dallojke se nuk asht shqiptar. Tu hec rrugës pak pa mrri në Gjakovë e has një udhtar të asaj ane. Bajn nji copë rruge bashkë, e dikur ky jabanxhia që ishte pashë po i thotë udhtarit a po hyp ti në kali e unë po heci pak kamë. Udhtari i hipi kalit dhe prapë po vazhdojnë rrugën, kur erdhën të nji prru, jabanxhia po shkon me kalu të nji vig. Udhtari që ishte në kali i ra trup prronit dhe e vringlloi kalin me thupër. Kali hiq pa u ndal e mori vrapin.Ky jabangjija qe ishte pashë po bërtet me u ndal, por ai që ishte në kali hiq spo ia nal turrin , e me vrap mrrini ne Gjakovë. Kur mrrini në Gjakovë e lidhi kalin të nji Han. S’vanoi shumë e mrrini të Hani edhe ky pasha jabanxhi ,dhe po e sheh lidh kalin e vet. E thirri hanxhin e po i thotë, se ky kali asht i jemi, . Hanxhia i tha jo, kete kali e ka lan nji katunar i ktyne anve. Në ato fjale erdhi edhe ai udhtari, edhe ai po thot se kali asht i ti. Fillun me ba fjalë ner veti. Hanxhia tha, pritni se po e thirri Kadin, e ai le ta dan ket ngatrresë. Erdhei kadia dhe , masi i ngoj fjalet tha: me Sheriat, malli i takon atina që e ka lan. Ky jabanxhia u idhnu fort se met pa kali edhe pse ishte i t’i, dhe po e vet hanxhin, a ka pleq të kësaj ane që punojnë me ligje të venit, me Kanun. Hanxhia tha se po, dhe i thirren tre pleq të ditun të anës se Gjakovës . Erdhen ata tre pleqet shqiptar , masi u njoftun me ngatrresen shkun në nji odë të Hanit dhe po i thërrasin me ren, njihere e thirren jabanxhin dhe si hini ai i than me i dathë të mathunat me gjith qorapë . Kur u dathë jabangjia, pleqet po ia kqyrin lekuren e shputave të kamve, dhe ai e kishte të hollë si letra e duhanit. Kur hini ky udhtari , edhe keti po ia kqyrin shputat e kamve po lekuren e kishte të trashë, të vrazhd, si lëkurë bulli. Atëher, pleqet e ndan pleqnin dhe thane: se kali asht i jabanxhise, së ky gjithmonë ka udhtu me kali, se lëkura e shputave të tij t’kallxon se asht e hollë, e rujtun, kurese keti udhetarit i than se ti ke hecë gjithherë në kamë se t’ kallxon lëkura e trashë e shputave të kamve. Mas krejt ksaj, jabanxhia e kallxoi fyren e vet të vërtete dhe tha, se unë jam pashë i Turkisë, dhe kam ardhë në Kosovë me hetu kush punon me Kanun, kam pas me ja kput kryt, po masi ky Kanun po dajka kaq me drejtësi s’paska forcë qe e kput kete ligj prej keti veni. Ky rrëfim mund të ketë ndodhur si ngjarje e vërtete, mund të jetë sajese e imagjinatës, pak ka rëndësi në krahasim me qëllimin e domethënies than ë fund të kumtesës së tij, studiuesi prof. Pal Canaj.
Njëkohësisht me kumtesa të tjera u paraqitën edhe z. Xhemal Meçi, dr. Rovena Vata, prof. dr. Zeqir Kadriu, ms. sc. Ermonda Foniqi, Leonora Berisha etj.
Në fund të Sesionit Shkencor u përuruan edhe dy vepra për Atë Shtjefën Gjeçovin: “Aliajt e Kryeziut (Pukë), paraardhës të Gjeçovit”, shkruar nga Tonin Alija, për të cilën vepër ligjëroi avokati i mirënjohur z. Alfred Uka dhe “Të pathënat për Gjeçovin” Nexhat Çoçaj, ku ligjëruese e librit ishte dr. Rovena Vata nga Tirana.
Ishte mr.sc. Nue Oroshi, kryetar i Shoqatës “ Trojët e Arbërit” ishte ai i cili e shpalli të sukseseshem këtë event shkencor, i falenderoj të gjithë pjesmarrësit e mbeshtetesit e tij si fare në fund e bëri fjalën përmbyllëse të këtij Sesioni Shkencor. Në fund për të pranishmit u shtrua një drekë solemne.