Në zgjedhjet e ardhshme keni të drejtë të votoni për 10 kandidatë për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës përmes një video adresimi ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhme, qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në 10 kandidatë për deputetë.

KQZ-ja ka njoftuar edhe për mënyrën e votimit.

“Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, thuhet në njoftim.

Mësoni më shumë se si duhet të plotësohet fletëvotimi përmes videos më poshtë