Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mohlan të Suharekës, ku persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e viktimës duke vjedhur dy revole, 3 karikatorë dhe një shumë të parave.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur duke shfrytëzuar mos prezencën e familjareve në shtëpi, kanë hapur me force derën hyrëse të shtëpisë dhe nga aty kane vjedhur dy revole, tre karikatorë me nga 22 fishekë dhe një shumë parash”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.