Në bashkëorganizim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës, sot, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të mbahet turneu përkujtimor për dy ish-futbollistët e gjeneratës së artë të Prishtinës, Favzi Rama dhe Faton Domi.
Dy legjendat e futbollit humbën jetën në një aksident trafiku në vitin 1987 në afërsi të Klinës.
Pjesëmarrës përveç klubit KF Dukagjini janë edhe skuadrat Prishtina, Llapi dhe Flamurtari, ndersa ndeshjet do të luhen me sistem nga 45 minuta.
Ndeshja e parë luhet nga ora 19:30.