Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 79 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 62 të konfirmuar, dhe 17 në pritje të rezultateve.
Nga pacientët e shtrirë 21 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 6 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 570 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Kanë qenë 15 lindje, 12 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 15 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 9 operacione.
Në ditët e vikendit 431 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,181 analiza.