Në Spitalin e Pejës u trajtuan mbi 260 pacientë për 24 orë

LAJMI I

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë trajtuar 263 pacientë në 24 orët e fundit. Prej tyre 22 janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

249 pacientë në total kanë bërë 3,446 analiza dje më 12 shtator 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Ndërsa mjekët kanë kryer 8 operacione gjatë ditës së djeshme.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 6 lindje, 3 normale dhe 3 me prerje cezariane. kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.