Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës raporton sot, rënie të lehtë të numrit të pacientëve me COVID-19.
Pavarësisht rënies së numrave, ky Spital mbetet lider me numrin më të madh të të shtrirëve.
Raporti i plotë:
“Ndonëse ende ka numrin më të madh të pacientëve ne nivel vendit, ka filluar të bije numri i pacientëve me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm Pejë.
Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19 më datë 11.09.2021:
✓176 pacientë janë të shtrirë;
✓153 pacientë janë në Oksigjenoterapi;
✓ 10 pacientë janë në CPAP;
✓ 49 pacientë ne gjendje të rëndë;
✓ 22 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit;
✓12 pacientë të pranuar gjatë 24 orëve të fundit.
Mbroje vetën vaksionohu.”-thuhet në raport./