Në Spitalin e Pejës po trajtohen 43 pacientë me coronavirus, 11 në gjendje të rëndë

    

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 43 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 11 janë në gjendje më të rëndë.

Sipas njoftimit, sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në Respirator, 28 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Kurse, nga personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 mjek, 4 infermierë dhe 2 punëtor të shërbimeve teknike.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. 21 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. 216 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,845 analiza. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 124 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 80 Rentgena, 24 EHO dhe 20 CT-ja”, thuhet në njoftim. /