Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, po trajtohen 35 pacientë me COVID-19.
23 të infektuar me koronavirus janë në oksigjeno-terapi dhe nga ta, 6 janë në gjendje më të rëndë, ka njoftuar spitali në Facebook.
Spitali i Pejës ka njoftuar edhe mbi gjendjen e përgjithshme, ku gjatë vikendit 598 pacientë kanë marrë trajtim emergjent, 47 prej të cilëve janë në trajtim të mëtutjeshëm.