Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se 20 pacientë janë duke u trajtuar për Coronavirus, nga kjo shifër 9 janë me oksigjenoterapi dhe 1 në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Tutje, spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 262 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,984 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 130 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 83 Rëntgena, 41 EHO dhe 19 CT-ja”, thuhet në njoftimin e spitalit