Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 16 pacientë me koronavirus prej të cilëve dy janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ky spital, ku po ashtu thuhet se 9 pacientë me COVID-19, janë duke u trajtuar e oksigjeno terapi.
“1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 2 Infermiere dhe 1 punëtor i Shërbimeve Teknike”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, gjatë fundjavës në këtë spital kanë lindur 22 foshnje, prej të cilave 10 të gjinisë mashkullore dhe 12 të gjinisë femërore.
“22 ka qenë numri i lindjeve gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 13 lindje kanë qenë normale dhe 9 me prerje cezariane. Kanë lindur 22 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 12 të gjinisë femërore. Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 613 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, 61 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërkaq 374 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 4,128 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880