Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë duke u trajtuar 126 pacientë me COVID-19.
Prej tyre, siç thuhet në raportin e spitalit, 102 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 16 janë në gjendje të rëndë.
“Aktualisht po trajtohen 126 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 102 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.
Më poshtë raporti i plotë:
Aktualisht po trajtohen 126 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 102 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Raporti 24 orësh:
• 260 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3544 analiza.
• 5 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
• Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
• 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
• 145 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 98 Rëntgen, 34 EHO dhe 13 CT-ja.