Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 130 pacientë me COVID-19, prej tyre 17 janë në gjendje më të rëndë, ndërsa nga personeli shëndetësor janë infektuar 28 mjek, infermierë dhe të shërbimit teknik.
Sipas një njoftimi përmes rrjetit social Facebook thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 pacientë.
“130 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: Tri pacientë janë në respirator, 105 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 28 të infektuar me COVID-19 dhe atë 10 mjek, 10 infermierë dhe tetë punëtor të shërbimit teknik. 10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se 211 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Ndërkaq, janë kryer pesë lindje, katër normale dhe një me prerje cezariane.
“Pesë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Janë lindur pesë foshnje, tre të gjithë të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore. 266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,782 analiza, ndërsa janë kryer tri operacione. 124 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe atë: 90 Rëntgen, 17 EHO dhe 17 CT-ja”, thuhet në njoftim.