Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 56 pacientë me COVID-19.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se tre pacientë janë në Respirator (CPAP), 40 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 520 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Tutje, në njoftim thuhet se gjatë vikendit kanë qenë 12 lindje.
“7 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 12 foshnje,5 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, 470 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,501 analiza, ndërsa janë kryer 15 operacione.