Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë duke u trajtuar 20 pacientë me COVID-19.
Sipas një njoftimi, thuhet se nga 20 pacientë, 12 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe nga këta 6 janë në gjendje më të rëndë.
Po ashtu, në këtë spital gjatë vikendit kanë qenë 22 lindje.
“14 lindje kanë qenë normale dhe 8 me prerje cezariane. Kanë lindur 23 foshnje, 9 të gjinisë mashkullore dhe 14 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake.
606 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ dhe nga këta 59 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 439 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,855 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 23 Operacione, dhe 271 shërbime Radiologjike dhe atë: 173 Rëntgen, 75 Eho dhe 23 Ct-ja”, thuhet në njoftim.