Aktualisht në Spitalin e Pejës, janë duke u trajtuar 83 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 53 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 në gjendje më të rëndë.
Sipas raportit të Spitalit të Pejës, thuhet se pesë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë spital janë kryer gjithsej 438 vizita specialistike, ndërsa janë kryer 8 operacione, derisa kanë qenë edhe katër lindje.
Po në 24 orët e fundit janë kryer 4,531 analiza.