Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19.
Nga këta pacientë 60 të konfirmuar, dhe 10 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 4 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19, ndërsa numri i atyre që janë në pritje të rezultatit është 4.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë qenë 7 lindje, 3 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 8 operacione.
199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,387 analiza.