Spitali i Pejës ka bërë të ditur se aktualisht po trajtohen 62 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 39 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Në njoftim bëhet e ditur se nga personeli i spitalit, gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19,
Në Spitalin e Pejës, 601 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë vikendit.
Më tej bëhet e ditur se 14 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 10 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Janë lindur 14 foshnje, 11 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
415 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,030 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione. /