Aktualisht në Spitalin e Pejës, po trajtohen 55 pacientë me COVID-19, katër prej tyre janë në respirator, 41 në oksigjeno-terapi dhe 15 në gjendje më të rëndë.
Komunikata për media bën ditur, se gjatë vikendit 546 pacientë kanë marrë trajtim shëndetësorë emergjent, ndërsa prej tyre 38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejmë,
Gjatë fundjavës, në Spitalin e Pejës kanë qenë shtatë lindje. Janë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
416 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,425 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione