Sipas vendimit të Qeverisë së kosovës, prej dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ka filluar ofrimi i të gjitha shërbimeve shëndetësore, që ishin ndërprerë si pasojë e pandemisë.
Aktualisht në këtë spital, po trajtohen 12 pacientë me COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit një pacient është shëruar. Sa i përket gjendjes së pacientëve, tetë pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta, një është në gjendje më të rëndë,
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,261 analiza.
203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane, ndërsa janë lindur 3 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7 operacione. /