Shkolla Fillore “Ymer Berisha” në Siqevë të Klinës, sot ka shënuar ditën e shkollës.
Datë kjo që shënoj edhe ditëlindjen e profesorit dhe njeriut të pushkës, emri i të cilit edhe e mbanë shkolla.
Me këtë rast u organizua një ngjarje, ku morën pjesë mësimdhënës, prindër, anëtarë të familjes të patriotit Prof. Ymer Berisha.
Drejtori i kësaj shkolle z. Isni Raci, foli për të arriturat e shkollës, për sukseset në aspektin infrastrukturor dhe në procesin e mësimdhënies e nxënies efektive në ngritjen e cilësisë.
Foli për plotësimin e kushteve higjienike, siç është ujë i pijshëm, rrethoja e shkollës dhe pjesëmarrja në gara të ndryshme të nxënësve, si dhe për kompletimin dhe krijimin e kabinetit të informatikës.
Për suksese në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies ndau mirënjohje për mësimdhënësit dhe nxënësit e dalluar për këtë vit shkollor.
Drejtori i shkollës z. Isni Raci u zotua se nuk do të ndalen në plotësimin e kushteve për mësimdhënie dhe nxënie të suksesshme.