Të enjten mbrëma, banorët e Big Brother VIP Albania u argëtuan në një festë të organizuar për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili.
Në një atmosferë festive me muzikë dhe vallëzim, banorët u mblodhën për të festuar, duke i dhuruar aktorit një natë të veçantë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Megjithatë, një moment i veçantë i festës tërhoqi vëmendjen e publikut. Në momentin kur në sfond filloi të luhej muzikë greke, reperi nga Kosova, Gjesti, vendosi të mos i bashkohej festës.
Në vend të kësaj, ai u largua nga grupi dhe qëndroi i ulur, duke refuzuar të kërcejë në shenjë proteste. Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta, si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale.
Disa e kanë parë si një shfaqje të patriotizmit shqiptar, duke pasur parasysh historinë e tensionuar mes shqiptarëve dhe grekëve ndër vite. Të tjerë e kanë interpretuar si një zgjedhje personale të reperit, i cili ka preferuar të mos festojë me muzikë të një vendi me të cilin Kosova dhe Shqipëria kanë pasur marrëdhënie komplekse.