Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se do të jenë në Maqedoni për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë në muajin mars në kuadër të play-offit të Nations League.
Qalaj ka shtuar se me Policinë e Maqedonisë është nënshkruar marrëveshje për ndeshjen futbollistike, që këtë lojë ta menaxhojnë së bashku.
Ai thotë se do të dërgojnë policë dhe patrolla të policëve të trafikut dhe ato patrulluese në qytetin e Shkupit ditën kur do të zhvillohet ndeshja.
“Dardanët” do të kërkojnë fitore për të arritur në finale të Nations League, e me pas edhe kualifikimin në Euro 2020.