Me një vendim të sjellë para dy ditësh nga Drejtoria Qendrore e Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti i Agjencisë Pyjore të Kosovës, e të cilin vendim Komuna e Pejës e ka publikuar të premten në faqen e saj zyrtare, ka ndaluar çdo lloj aktiviteti të gjuetisë në territorin e kësaj komune, deri në rithemelimin dhe dhënien në menaxhim të vendgjaheve të përbashkëta.
Me këtë vendim është obliguar Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e komunës së Pejës që të marrë të gjitha masat për parandalimin e gjuetisë së kundërligjshme dhe që në afat prej 30 ditësh të fillojë procedurat e rithemelimit të vendgjaheve të përbashkëta dhe dhënien e tyre në menaxhim./Njeshi/