Qendra e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare FB ka bërë të ditur se një specialist i ORL nga KFOR-i italian do të bëhet pjesë e këtij institucioni shëndetësor.
Dakordim ky nga Drejtoria e QKMF-së dhe KFOR-i italian.
Më tej në njoftim thuhet se specialisti nga KFOR-i do të jetë një herë në javë në QKMF, duke filluar nga e mërkura me datë 26.05.2023.
Derisa, numri i vizitave do të caktohet nga Sporteli i QKMF-së, përmes menaxhimit të radhës ku do të përfshihen 10 pacientë në ditë.