“Sofra e Ramazanit” vazhdon
Këshilli i Bashkësisë Islame në Klinë, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në prag të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, sot ndihmuan 250 familje nevojtare.
“Lusim Zotin e Madh që gjendja jonë të përmirësohet e të kemi sa më pak nevojë për projekte të tilla!
Zoti i shpërbleftë të gjithë bamirësit!”, shkruan në FB kryimami i xhamisë në Klinë, Blerim Musliu.