Irani ka vendosur shpërblimin prej 80 milionë dollarësh për vrasjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, tensionet tashmë janë ndezur dhe mediat botërore bëjnë me dije se rreziku për Luftën e Tretë Botërore është i madh.
Ajo çfarë bëhet me dije është se Irani tre ditë pas sulmit ajror të SHBA-së në Baghdad ku u vra një nga figurat më të rëndëishme të saj, ka vendosur në dispozicion shpërblim të majmë prej 80 milionë dollarësh për ‘kokën’ e Donald Trumpit, i cili e dha vendimin për vrasjen e gjeneralit.