Në prag të Kurban Bajramit, Hoxhë Blerim Musliu ndihmon familjet nevojtare

Hoxhë Blerim Musliu, përmes profilit të tij në Facebook, njofton se Bashkësia Islame në Klinë, në prag të festës së Kurban Bajramit, ka ndihmuar shumë familje nevojtare.

“”Allahu është në ndihmën tuaj, derisa ju e ndihmoni njëri-tjetrin” – është një nga përgëzimet e mëdha nga i Dërguari i Zotit a.s..

Ne, duke i falënderuar donatorët e shumtë, në prag të festës së Kurban Bajramit, ndihmuam me gjëra ushqimore dhe higjienike 156 familje nevojtare.

Në këtë ditë të Arafatit, lutjet tona të sinqerta janë për të varfrit, Allahu ata i pasuroftë, e bamirësve ua shtoftë bereqetin e shpërblimin!”,shkruan Musliu.