Mobilizim të jashtëzakonshëm, po tregon VV në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit.
Në Klinë, ky subjekt politik bashkë me kandidatët për deputet po marrin përkrahjen e elektoratit.
Kjo u pa edhe gjatë takimit ku kandidati Xhafer Berisha nga Klina dhe ai nga Istogu, Valdet Januzaj u mbështetën nga banorët e fshatit Poterq.
E pranishme ishte edhe ish-deputetja Yllëza Hoti, dhe kandidatja Leonora Svarça.
Berisha dhe Januzaj prezantuan programin e partisë dhe vizionin e tyre si deputet të ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Banorët u shprehën optimistë dhe në fitoren e VV-së, duke thënë se janë për Referendum.