Filiali i Bankës Kombëtare Tregtare në lagjen Dardania në Prishtinë është grabitur këtë mëngjes.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se grabitja ka ndodhur rreth orës 08:40.
Sipas Policisë, grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar.
“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka shtuar Ahmeti. /Reporteri.net