NË PËRÇEVË FILLOI PROJEKTI PËR RREGULLIMIN E TROTUARIT

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, kanë vizituar sot fshatin Përçevë, ku pas rregullimit të rrjetit të ndriçimit publik ka filluar edhe projekti për rregullimin e trotuarit, një investim tjetër i rëndësishëm nga buxheti komunal që rritë sigurinë për këmbësorët, veçanërisht për nxënësit.

Në kuadër të këtij projekti po bëhet edhe shtrirja e rrjetit të kanalizimit në disa pjesë të fshatit, sipas kërkesave të banorëve. Vlera e investimit në këtë projekt është 45 000 euro.