NË MUAJIN E SHENJTË, NJË DHURATË E VEÇANTË PËR NJERËZIT E VEÇANTË_

*PASTËRTIA GJYSMA E BESIMIT*

Sot bashkë me Kryimamin Blerim Musliu ishim te ata që na e mbajnë gjallë këtë shprehje për të gjithë ne.
Sot ishim tu themi me plotë gojën faleminderit Kompanisë së pastrimit ” _Ambienti_ ”
Sot ishim tu themi me zemër se ju jeni krenaria e qytetit ..Sepse nje ditë që nuk mundet të dilni ne punë do bëhej pandemi mbi pandemi.
Mendojmë se secili e ka detyrë tu thotë këtyre heronjëve të heshtur faleminderit .
Ne sot ju dhuruam të gjithë kompanisë dhurata që përfshijnë, veshje, mbathje, doreza sepse ata na bejne dhuratë cdo ditë pastërtinë e qytetit.
Ju kujtuam këtyre heronjëve se secili e ka detyrë të besimit të tij me i largu mbeturinat nga rruga ..
Faleminderit atyre që kontribuuan në këtë projekt.