Pasditen e djeshme në fshatin Terpezë të komunës së Malishevës ka humbur një 2 vjeçar.
Nga komuna e Malishevës kanë treguar se ende nuk është gjetur fëmija 2 vjeçar dhe se po vazhdon kërkim edhe sot.
Për gjetjen e tij janë angazhuar njësitet e policisë, FSK-së dhe kërkimit të njëjësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe ekipet emergjente komunale.
“Ka filluar kërkim shpëtimi për një fëmijë 2 vjeçar i çili ka humbur në pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Terpezë të Komunës së Malishevës. Në kërkim janë të angazhuara njësitë e policisë, FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi”, thuhet në komunikatën për media.