“Në Lombardi ka pesë herë më shumë vdekje civile nga koronavirusi sesa ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore” kjo ka qenë deklarata e Domenico Arcurit, komisarit të Emergjencave Civile në Itali.
“Midis 11 qershorit të vitit 1940 dhe 1 majit 1945 pra në 5 vjet në Milano kanë humbur jetën 2 mijë civilë gjatë bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në Lombardi për 2 muaj kanë vdekur 11. 851 civilë pra 5 herë më shumë. Prandaj ne duhet të veprojmë me kujdese gjatë fazës së rihapjes dhe rifillimit”, ka shtuar më tej Arcuri
Deri më tani në Lombardi kanë humbur jetën 11,851 persona të prekur nga Covid-19, ndërkohë 64 mijë e 135 kanë testuar pozitiv.