Ish-deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi i është mbyllur sërish profili i tij në “Facebook”.
Për të tretën herë radhazi, kandidatit për deputet i sulmohet llogaria në rrjetin kryesor social.
Mësohet se gjatë fushatës disa herë është tentuat t’i mbyllet, mirëpo aktualisht profili nuk është i qasshëm.
Vlen të theksohet se Selimi dy ditë para zgjedhjeve mbetet pa Facebook.
Selimi ka qenë deputet edhe në legjislaturat e kaluara dhe në zgjedhjet e 6 tetorit, ai garon sërish në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, me numër 10.