Shkruar nga lutfi Morina
Urime festat e Nëntorit të gjith Shqiptarëve kudo që janë.
Në kujtim të vitit 1993, organizimit të manifestimit për 28 nëntor, dhe 25 vjetori i Demonstratave 1968-tës.
Djemtë e lëvizjes ,vepronim në kuadër të forumit rinor.
Periudhë kjo kur forca e milicisë së Serbisë e njohur si ekipa famëkeqe e Hajdar Bashiqit dhe Kërstiqit e tjerë, të cilët ndërmerrnin ekspedita të përditshme në Komunën e Klinës, duke ushruar dhunë e terror, me bastisje tortura etj., sidomos ndaj veprimtarëve të dalluar…
Ku e shuan pothuaj çdo aktivitet, dhe u krijua frymë frike e nënshtrimi.
Ne duke e parë këtë situatë, e analizuam dhe vendosëm organizim me karakter të nivelit të Komunës, që manifestimi të mbahet në Gllarevë që të ketë efekt pozitivë….
Qëllimi i manifestimit ishte për të ngritur moral në Popullatë, dhe me i treguar Serbisë se kotë e keni me këto ndërhyrje policore…, edhe thirrje, parapërgatitje në frymën e rezistencës së armatosur.
Fjala kryesore dhe pikat e programit përmbanin thirrje për përgatitje per luftë.
Ne së pari kontaktuam me Përgjegjësin e Shkollës së mesme Prof Hajdin Morina, dhe prof. Halil Desku, nga shkolla fillore drejtorin Adem Gashi, ku ata njëzëri na mbështën, na mundësuan të gjitha kushtet për organizimin dhe mbajtjen e manifestimit në objektet e Shkollës në Gllarevë.
Vlen te Ceket ekspedita e vrazhdë policore , dhe qëndresa e pjesmarrësve , bashkëfshatarëve e pjesëmarrësve tjerë karrshi dhunës se kërbaçëve.
Ky manifestim pati johonë dhe nivel Kosove, përmes mediave elektronike dhe të shkruara, për shkakë të ndërhyrjes dhe dhunës së forcave policore serbe.
politika gjenocidale serbe.
Ne ishim edhe më aktivë edhe në rreth të klinës edhe gjithkah Kosovës ato vite si në veprimtarinë legale, dhe po në atë ilegale deri tek lufta e armatosur e UÇK-së.
Foto e bërë që 29 vite më parë, në përgatitje të pikave dhe programit për manifestimin e 28 Nëntorit të vitit 1993.
Në odën e Hajrullah Pantina -(Maliq T. Panina).
Në foto Gani Morina, Valdet Berisha, Lutfi Morina, Zenullah Pantina.