NË KLINË U SHËNUA 28 NËNTORI

Në Klinë me disa aktivitete është shënuar festa e 28 nëntorit, Dita e Flamurit, dalja publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit, simbolit të atdhedashurisë dhe sakrificës.

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit, Fadil Gashi, komandanti i stacionit të policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, mixha Halil Krasniqi, bashkëpunëtorë të komunës, përfaqësues të OVL- UÇK-së, veteranë të luftës e qytetarë, pranë objektit të komunës, kanë bërë ngritjen e flamurit kombëtar dhe është bërë intonimi i himnit.

Po ashtu, në shenjë nderimi e përkujtimi për heronjtë e kombit, sot janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh pranë shtatores të heroit të kombit, Mujë Krasniqit – Komandant “Kapuçit” dhe pranë bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Po ashtu, vizitë bërë edhe në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, ku janë duke vazhduar punimet për rregullimin e këtij kompleksi memorial.