Nën organizimin e Komunës së Klinës, përkatësisht Drejtorisë së Bujqësisë, dhe IADK-së, dje në Klinë është mbajtur trajnim për fermerë, përfitues të granteve nga IADK.
Po ashtu, nën organizimin e Drejtorisë së Bujqësisë, është mbajtur trajnim me temën “Teknologjia pas vjeljes se perimeve si : domatet, tranguj, perimet gjethore, tuberore dhe rrënjore”.
Me këtë rast, pjesëmarrësve iu drejtua drejtori i Drejtorisë, Naser Morina, i cili theksoi se komuna e Klinës, konkretisht Drejtoria e Bujqësisë, do të vazhdojë të iu ndihmojë fermerëve në mënyra të ndryshme, si me ndihma në mjete dhe trajnime të tilla aftësuese për fermerët në mënyrë që ata të jenë sa më të aftësuar për prodhimet e tyre.