NË KLINË FILLOI PROCESI I LEGALIZIMIT E OBJEKTEVE PA LEJE

Pas përgatitjeve teknike të bëra nga ana e Komunës së Klinës lidhur me ofrimin e shërbimit sa më të duhur lidhur procesin e legalizimit të objekteve apo shtëpive, sot Komuna e Klinës ka filluar edhe zyrtarisht pranimin e aplikimeve për legalizim të shtëpive dhe objekteve tjera të ndërtuara pa leje.

Me këtë rast, Kryetari Elezaj ka theksuar se legalizimi i objekteve ka një rëndësi të madhe duke pasur parasysh që është një numër i konsiderueshëm i objekteve të ndërtuara pa leje, të cilëve tashmë po u jepet mundësia të fillojnë procesin e legalizimit të tyre.

Ligji i legalizimit i trajton të gjitha ndërtimet si në qytetet ashtu edhe në fshatra andaj Komuna e Klinës fton të gjithë qytetarët që të aplikojnë për legalizime të shtëpive dhe objekteve.

https://kk.rks-gov.net/kline/news/ne-kline-filloi-procesi-i-legalizimit-e-objekteve-pa-leje/