Vendi ynë, këto ditë po ballafaqohet me temperatura të larta. Por, banorët e një ndërtese në Klinë, po ankohen se nuk po kanë ujë tash e një jave.
Bëhet fjalë për objektin banesor “Banesat e Rafit”, që ndodhet në qendër të qytetit.
Ata për Klina.info kanë thënë se në gjithë këtë vapë, s’kanë ujë as për t’i pastruar duart. Të njëjtit madje kanë thënë se nëse kompania nuk ndërmerr diçka, atëherë do të protestojnë dhe do t’i ftojnë mediat.
Por, se nuk kanë ujë qe një javë e ka mohuar për Klina.info drejtori i Ujësjellësit Hidrodrini, Halil Berisha.
“Nuk është e vërtetë, por sot kemi pak probleme se konsumi është i madh, dhe besoj se deri në orën 16:00 do të kthehet gjendja normale e ujit në qytet”, ka thënë Berisha.
Tutje ai ka shtuar se problem për ujë po kanë disa fshatra të komunës, të pjesës veriore, por që sipas tij do të rregullohet./Klina.info/