Të Hënën në përkujtim të mjekut Gjon Gjidoda i cili e humbi jetën para disa ditësh në një vetë aksident u organizua një ndeshje futbollistike në Klinë.
Kjo ndeshje ishte në mes të Komunës së Klinës dhe Qendrës së Mjekësisë Familjarë “nënë Tereza në Klinë ku edhe punonte Gjidoda, shkruan gazeta inFokus.
Shokët e Gjidodës e falënderuan Kryetarin e Komunës, Zenun Elezaj dhe Kryesuesin Fadil Gashi për këtë organizim.
Kujtojmë se mjeku i cili humbi jetën përveç angazhimit të tij si mjek ishte edhe një sportist i dalluar.
Madje QKMF Nënë Tereza në Klinë ishte edhe kampion i Kosovës në futboll në institucionet shëndetësore./