Një tërmet mjaftë i fuqishëm goditi vendin rreth orës 17:32 minuta.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte në veri të Kosovës, saktësisht në Zubin Potok, raporton Indeksonline.
Magnituta e tërmetit ishte 4.3 shkallë të Rihterit, teksa nuk raportohet për ndonjë dëm të mundshëm.
Duhet përkujtuar që në nëntor të vitit të kaluar Shqipëria u godit nga disa tërmete radhazi, të cilat u dëgjuan edhe në Kosovë./