Skuadra e Dukagjinit nga muaji janar nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollistit, Abu Kamara.
Në një prononcim për media, Kamara ka treguar se në janar do të largohet nga ekipi i Dukagjinit.
“Po do të largohem në janar. Ende nuk kam ndonjë ofertë, por jam në pritje të ofertave”, u shpreh ai.
Sezonin e kaluar, edhe pse u transferua në gjysmë të sezonit, Abu Kamara shënoi 5 gola.