Në 24 orët e fundit, në Itali kanë vdekur 323 persona si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që janë regjistruar 2.086 raste të reja, ka bërë të ditur Corriere.it.
Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 27.682, kurse i të infektuarve në 203.591.
Deri më tash, janë shëruar 71.252 persona, kurse aktualisht të hospitalizuar janë 19.210 pacientë, prej tyre 1.795 në përkujdesje intensive.
Italia është vendi i dytë më i goditur botë për vdekje nga COVID-19 pas SHBA-së, kurse i treti për nga infektimet pas SHBA-së dhe Spanjës.