Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Istog për veprën penale Dhunë në Familje.
I njëjti ka sulmuar bashkëshorten e tij, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,
“Istog 30.05.2020 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale rreth një telefoni e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Kina info/