Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të hospitalizuar 97 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 93 raste.
Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me Covid- 19 dhe poashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.
41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike.
Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese