Sot në Gjimnazin në Klinë, Klubi i Karrierës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim më Këshillin e Nxënësve, kanë mbajtur sesion e parë informues me të diplomuaren në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe Fatjona Gashi.
“Znj.Fatjona Gashi është edhe Drejtoresh e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën tonë.
Kishim kënaqesin që Znj.Fatjona Gashi të na mbante një sesion informues për jetën e saj studentore,për eksperiencen e të qenit Studente në Universitetin e Prishtinës, dhe për gjithë eksperiencën e saj pas përfundimit të gjimnazit.
📝Gjatë ligjerimit kishim kënaqesin që nxënësit tonë ishin të lirë që të bënin pytje qoftë për degën që ajo është e diplomuar por edhe për drejtorin që ajo po e udhëheq tashmë në komunën tonë”, shkruhet në njoftimin e Klubit të Karrierës “Luigj Gurakuqi”.
Në emër të Gjimnazit”Luigj Gurakuqi” ky Klub ka falënderuar, Znj.Fatjona Gashi për këtë sesion që mbajti sot në gjimnaz.