Tashmë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në gjithë territorin e Kosovës të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në ora 19:00 dhe përgjatë 12 orëve personat me të drejtë vote do të mund t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët dhe qeverinë e re që do ta udhëheqë Kosovën për 4 vitet e ardhshme, raporton Sinjali.
Parregullsi ka pasur në Gjilan, ku një person ka tentuar ta fotografojë votën e tij, por që menjëherë është ndaluar nga Policia.
Përkundër ndalimit dhe intervisitimit nga Policia e Kosovës, qytetarit i është lejuar e drejta e votës.